Flash News

E-TJERA

Belgjika mposht Danimarkën me rezultat 2-1, mbetet në Grupin B me 6 pikë

Belgjika mposht Danimarkën me rezultat 2-1, mbetet në Grupin B me 6

Belgjika ka mposhtur Danimarkën me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë në grupin B

Ndeshja nisi me një gol të Danimarkës, i shënuar në dy minutat e para të lojës nga Yussuf Poulsen.   

Në minutën e 10-të, lojtarët e të dyja skuadrave, nderuan Christian Eriksenin, si shenjë nderimi pasi pësoi arrest kardiak javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës, i cili fatmirësisht me ndërhyrjen e mjekëve gjendja e futbollistit u përmirësua.

Golat e Belgjikës erdhën në pjesën e dytë në minutën e 55-të. Një aksion i bukur mes Romelu Lukakut dhe De Bruynes, i cili në fund pasoi te Thorgan Hazard që shënoi për 1-1.

Në minutën e 70-të, Kevin De Bruyne shënon golin e avantazhit, 2-1. Belgjika me këtë fitore mbetet në Grupin B me 6 pikë, ndërsa Danimarka pa pikë.

 

 

 

Të fundit