Flash News

Ditari i Maxhorancës

Belinda frymëzon rrjetin, këshillat për kursimin e energjisë bëhen ‘meme’

Belinda frymëzon rrjetin, këshillat për kursimin e energjisë

Nga 1 Tetori qeveria do të vendosë në zbatim planin për rritjen e çmimit të energjisë për ata abonentë familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, po shpërndan prej ditësh mënyra dhe këshilla se si mund ta kursejnë energjinë qytetarët.

Së fundmi, ajo ka ndarë në profilin e saj në Facebook, një video ku sugjeron që qytetarët të mos e vendosin lavatriçen sa më pak brenda një jave dhe t’i lajnë rrobat në temperaturë jo më të lartë se 30 gradë.

Një këshillë e tillë nga ana e ministres është kthyer në ‘meme’ në rrjet. Balluku ka publikuar edhe mënyrën se si të kursehet energjia duke fikur dritat në shtëpi gjatë ditës apo kur nuk ndodhemi në dhomë.

 

Të fundit