Flash News

E-TJERA

"Bellanicën e kanë imponuar", Gashi: Ju doni të ulni dëshminë, se atij i besuan të gjithë; Abilekaj: Gjykata nuk shkon në vendngjarje

"Bellanicën e kanë imponuar", Gashi: Ju doni të ulni

Dëshmia e Milaim Bellanicës ka shkaktuar  debat në "Open". Gazetari Enton Abilekaj i ka cilësuar mashtrime deklaratat e Milaim Bellanicës, personit që thotë se ia ka dhënë Lulzim Bashës kopjen origjinale të kasetës së krimeve të serbëve ndaj kosovarëve në Krushë.

Ndërkohë avokati kosovar Tom Gash i është kundërvënë duke thënë se këtu Abilekaj po flet si zëdhënës i PD.

“Ti nuk i ke faktet mirë dhe po më habit se duket qartë që flet si zëdhënës i PD. Tribunali i Hagës në ish-Jugosllavi e ka nisur punën në 1995, dhe të gjithë kanë emblemë e logo. Por ju doni të ulni dëshminë, se atij i besuan të gjithë, edhe një zyrtar i lartë britanik. Filmimet e tij jo vetëm që janë të besueshme,” tha Gashi.

“Ti je avokat dhe ti e di që gjykata nuk shkon në vendngjarje por e pret ngjarjen në Gjykatë,” tha Abilekaj.

Të fundit