Flash News

E-TJERA

"Ç'bën Balluku këtu, duhej të ishte në burg", nis me tensione seanca e parë plenare për 2026-ën

"Ç'bën Balluku këtu, duhej të ishte në

Seanca e parë plenare për vitin 2026 nisi mes tensioneve në Kuvend pasditen e sotme.

Debatet u ndezën që në minutat e para, nga prania e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protesta e deputetëve të opozitës erdhi pasi sipasi tyre Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqje dhe duhet të ishte përballur me drejtësinë.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u përplas me kryeparlamentarin Niko Peleshi, pasi në qendër të akuzave u vendos zv.kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku. “Balluku është këtu, jep autorizimin! Duhej të ishte në burg”, u shpreh Bardhi.

Si rrjedhojë, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren duke penguar vijimin e punës.

 

Të fundit