Flash News

E-TJERA

"Bën përsheshe me virus"/ Rama për pritjen masive të Bashës: Për vete mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë

"Bën përsheshe me virus"/ Rama për pritjen masive

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pritjes masive që iu bë kreut të PD-së Lulzim Bashës nga qytetarët në Fier. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka krahasuar një foto nga procesi i vaksinimit me një foto nga pritja e kryedemokratit në Fier. 

Krahas saj, kreu i qeverisë shkruan se janë dy botë të ndryshme ku në njërën vazhdon vaksinimi masiv dhe shpëtohen jetë, ndërsa në tjetrën infektimi masiv. Rama shkruan se Basha për vete qëndron mbi makinë, ndërsa nën këmbët e tij "ta hajë kush ta hajë".

"DY BOTË - Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman...
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë" shkruan Rama.

Të fundit