Flash News

E-TJERA

“Bën të gjitha llojet e punëve”, çfarë thuhet për një vajzë shqiptare në dosjen Epstein

“Bën të gjitha llojet e punëve”, çfarë

Një email i përfshirë në dosjen e Jeffrey Epstein, e bërë publike së fundmi nga autoritetet amerikane të drejtësisë, hedh dritë mbi mënyrën se si përzgjidheshin vajza të reja për punë, në kuadër të rrjetit të tij të dyshuar të shfrytëzimit.

Dokumenti, i datës 29 mars 2017, është pjesë e materialeve të sekuestruara dhe të administruara nga organet hetimore amerikane gjatë hetimeve ndaj financierit të ndjerë. Në përmbajtjen e emailit flitet për disa “kandidatë kryesorë”, të cilët prezantohen për vlerësim tek një person tjetër.

Në tekst jepen detaje të ndjeshme lidhur me një vajzë ruse 21-vjeçare, ku përmenden jo vetëm arsimi dhe statusi i vizës së saj të punës në Shtetet e Bashkuara, por edhe pamja fizike dhe gatishmëria për të kryer çdo kërkesë që mund t’i bëhej.

Në të njëjtin email përmendet edhe një vajzë shqiptare, për të cilën thuhet se ishte e gatshme të kryente lloje të ndryshme punësh, por që nuk konsiderohej e përshtatshme për shkak të problemeve me dokumentacionin ligjor. Gjithashtu, në komunikim përmendet ekzistenca e videove të kandidateve.

“Kandidatët e tjerë janë gjithashtu në kërkim, por nuk jetojnë në Nju Jork. Vajza shqiptare do të bëjë gjithashtu të gjitha llojet e punëve që dëshironi ju të bëjë. Por ajo është shumë e ndërlikuar për sa i përket dokumenteve. Ke videon për ty”, thuhet në emailin pjesë e dosjes.

“Bën të gjitha llojet e punëve”, çfarë “Bën të gjitha llojet e punëve”, çfarë

Të fundit