Flash News

E-TJERA

Benet Beci la KESH-in dhe u zgjodh deputet, emërohet Ergys Verdho ARRSH si administratori i ri

Benet Beci la KESH-in dhe u zgjodh deputet, emërohet Ergys Verdho ARRSH si

Ergys Verdho është larguar nga drejtimi i 'Autoritetit Rrugor Shqiptar' për të marrë një tjetër post shtetëror. Ai është emëruar drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).

Ergys Verdho është vendosur administrator i ri i KESH pas largimit të Benet Becit, i cili u zgjodh deputet për qarkun Shkodër.

Lajmin e bën të ditur vetë Z. Verdho përmes një postimi në  “Facebook” sipas të cilit rikthimi në KESH është një nostalgji për të pasi në 2013-2018 ka mbajt postin e Drejtorit te HEC Fierzë.  Ai inspektoi punimet e këtij hidrocentrali dhe u njoh me investimet që janë në zbatim si dhe projektet e tjera që do të kthejnë KESH në një model të mirë Korporate publike, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ergys Verdho që prej vitit 2018 mbante postin e Drejtorit të ARRSH.

"Me nostalgji rikthehem në HEC Fierzë, 3 vite më pas, kur mbaja postin e drejtorit të këtij Hidrocentrali. Sot, gjatë vizitës sime, si Administrator i Korporatës Elektroenergjitike u njoha nga afër me investimet në proces, nevojat për përmirësimin e kushteve të punës si dhe projektet e reja që do të kthejnë KESH në një model të mirë Korporate publike, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit,"- shkruan Verdho më postimin e tij në Facebook.

Të fundit