Flash News

E-TJERA

Benfica shansi i fundit/ Inzaghi drejt shkarkimit, ja 4 emrat e mundshëm për ta zëvendësuar

Benfica shansi i fundit/ Inzaghi drejt shkarkimit, ja 4 emrat e mundshëm

Interi ka zhvilluar një sezon poshtë pritshmërive, duke hequr Champions-in, ku janë me një këmbë në gjysmë-finale. Kampionati ka qenë një dështim deri më tani për zikaltërit, me një skuadër që 3 vitet e fundit ka rivalizuar për titull ku dhe e fitoi në vitin 2021.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi e sheh veten jashtë zonës Champions momentalisht pasi Lazio dhe Roma janë shkëputur dhe Milani gjendet mbi ta gjithashtu.

Kjo ka bërë që shumë tifozë të kërkojnë shkarkimin e trajnerit dhe drejtuesit i kanë bërë të qartë se nëse nuk arrijnë të kalojnë Benficën në Champions, atëherë Inzaghi do të shkarkohet menjëherë.

Në këtë rast drejtuesit nuk duan të gjenden të papërgatitur dhe sipas mediave italiane, presidenti Zhang mendon 4 emra për ta zëvendësuar nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë keq.

Thiago Motta dhe De Zebri janë dy alternativat e para, ndërsa kandidatë potencial janë dhe dy ish të famshëm, Chivu dhe Cambiasso. Ky i fundit ishte një opsion edhe për stolin e Shqipërisë, përpara se Duka të zgjidhte Sylvinho-n.

Të fundit