Flash News

E-TJERA

Bënin namin duke vjedhur, 3 të arrestuar në Sarandë, 1 tjetër në kërkim

Bënin namin duke vjedhur, 3 të arrestuar në Sarandë, 1

Dy të rinj, Klajdi Hadushi dhe Orgest Jonuzi, janë arrestuar nga policia e Sarandës, ndërsa një 19 vjeçar është shpallur në kërkim për disa vjedhje.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 4 motomjete në qytetin e Sarandës, të cilët më pas i kanë transportuar në Delvinë, për t’i modifikuar dhe për t’i shitur.

Policia sekuestroi 2 motomjete të vjedhura dhe një automjet që dyshohet se shërbente për realizimin e vjedhjeve.

Gjithashtu në pranga u vu edhe 24 vjeçari Elton Dauti pasi Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, kryer më shumë se një herë”, me akuzën për tentativë për vjedhje në 2 banesa.

Të fundit