Flash News

E-TJERA

Bënte hiking me motoçikletë, turisti anglez rrëzohet buzë lumit Shushicë dhe ndërron jetë

Bënte hiking me motoçikletë, turisti anglez rrëzohet
Foto ilustruese

Një turist anglez ka humbur jetën në Selenicë të Vlorës, pasi është rrëzuar aksidentalisht teksa bënte hiking me motoçikletë.

Sipas policisë, shtetasi anglez A. R, 49 vjeç, si pasojë e terrenit të vështirë ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tij në fshatin Armen, Selenicë dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Armen, Selenicë, duke zhvilluar hiking me motoçikleta ( nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë) konkretisht buzë lumit Shushicë, shtetasi anglez A. R, 49 vjeç, aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tipit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

 

Të fundit