Flash News

E-TJERA

"Benz-i" ndalohet në Kurbin/ Arrestohet një 35-vjeçar, po transponte 7 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës

"Benz-i" ndalohet në Kurbin/ Arrestohet një

Një person ka rënë në pranga, pasi u kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Policia e Lezhës bën me dije se ata po transportoheshin në Kosovë me një automjet tip "Benz",  i cili u ndalua në Kurbin.

I arrestuar është K.S., 35 vjeç, banues në Kamëz. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

"Ky shtetas, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin duke transportuar me automjetin e tij “ Benz", 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit