Flash News

E-TJERA

"Benz"-i përfundon në kanal në autostradën Lushnje-Fier

"Benz"-i përfundon në kanal në autostradën

Një aksident ka ndodhur  në autostradën Lushnje Fier në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit, dy mjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit.

“Dy mjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit. Automjeti tip Dacia me targa AB 522 KG i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip Benz me targa AA723 JF, i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës”, njofton policia.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë duke qenë se lëvizja drejt Fierit e jugut ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh.

Të fundit