Flash News

E-TJERA

“Benz-i" përplaset me zetorin në Roskovec, një i plagosur

“Benz-i" përplaset me zetorin në Roskovec, një i

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në segmentin Fier–Berat, në afërsi të fshatit Velmish. Një automjet i tipit “Benz” është përplasur me një mjet bujqësor, duke lënë të lënduar drejtuesin e këtij të fundit.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore të Roskovecit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe normalizimin e qarkullimit të automjeteve.

 

Të fundit