Flash News

E-TJERA

“Benz” përfundon në humnerë/ Humb jetën 25 vjeçari nga Tropoja, në gjendje të rëndë shoku i tij

“Benz” përfundon në humnerë/ Humb jetën 25

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kolsh në Rrugën e Kombit. Një 25 vjeçar me iniciale A. Rr., ka humbur jetën ndërsa miku i tij 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Të dy të rinjtë janë me origjinë nga Tropoja. Policia bën me dije se “Benzi” me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë ëpr zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Të fundit