Flash News

E-TJERA

Benzi del nga rruga në Fier, ndërron jetë shoferja 19-vjeçare, plagoset pasagjeri

Benzi del nga rruga në Fier, ndërron jetë shoferja

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në bypass-in e Fierit. Sipas burimeve zyrtare një automjet tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesje.

Ajo është nisur menjëherë për në spital, por nuk ka arritur dot t'iu mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë rrugës. Viktima është shtetasja Xhesika Mjekra, 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur dhe pasagjari në automjet, shtetasi Sabri Xherimeja, 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Të fundit