Flash News

E-TJERA

“Benzi” doli nga rruga, u përplas me dyqanin dhe plagosi 5 persona në Berat, arrestohet shoferi

“Benzi” doli nga rruga, u përplas me dyqanin dhe plagosi 5

Policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit tip “Benz”, Ergys Peto, i cili duke drejtuar mjetin doli nga rruga në aksin “Axhensi-Ura e Goricës” dhe u përplas me një dyqan elektroshtëpiakesh.

Për pasojë, mbetën të plagosur katër persona dhe pasagjerin i cili ndodhej në mjet me të. Një nga të plagosurit është dërguar në spital për të marrë mjekim më të specializuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për verpën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ergys Petro, pasi më datë 22.08.2021, në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dyqan elektroshtëpiakesh.

Pët pasojë janë dëmtuar shtetasit: A.K., L.R., T.R., A.V.,  të katër banues në Arrëz, Memaliaj si dhe pasagjeri i cili ndodhej në mjet shtetasi R.S., banues në Berat. Shtetasi L.R., është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Të fundit