Flash News

E-TJERA

“Benzi” përplas për vdekje 4-vjeçarin në aksin Fushë Krujë-Tiranë

“Benzi” përplas për vdekje 4-vjeçarin në

Një 4-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e Tapizës.

Policia sqaroi se një automjet tip “Benz” ka përplasur shtetasin V.B., dhe djalin e tij të mitur. Fëmija ka ndërruar jetë më pas në spital.

“Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit