Flash News

E-TJERA

‘Benzi’ përplaset me kamionin, humb jetën drejtuesi 30-vjeçar

‘Benzi’ përplaset me kamionin, humb jetën drejtuesi
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 30 vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, K. B., 30 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues B. S., 52 vjeç, raporton policia.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B. Ndërkohë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i kamionit.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit