Flash News

E-TJERA

'Benzi' përplaset me kamionin në Durrës, plagosen burrë e grua

'Benzi' përplaset me kamionin në Durrës, plagosen
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion dhe si pasojë janë lënduar dy pasagjerët që ndodheshin në makinën tip Benz. 
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të lënduarit janë një çift bashkeshortësh, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, ata kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes

Të fundit