Flash News

E-TJERA

Beqaj debat me pedagogët, Rama e ironizon: O Ilir, të ka marrë malli, po mbaroi koha e Parlamentit

Beqaj debat me pedagogët, Rama e ironizon: O Ilir, të ka marrë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me rektorët e Universiteteve. I pranishëm në takim ka qenë edhe Ilir Beqja në cilësinë e kreut të Agjencisë që mbledh të dhënat për financimet e huaja.

Gjatë diskutimit, Beqja ka debatuar me pedagogët teksa fliste për marrëveshjet dhe investimet që thithin universitetet. Pedagogët janë shprehur se nuk kanë qenë të informuar lidhur me të dhënat e prezantuara nga Beqja, ndërsa kryeministri Rama ka ndërhyrë duke ironizuar Beqjan.

Pjesë nga diskutimi:

Ilir Beqja: Ju fitoni me meritë në Bruksel, Nuk është se nuk përfitoni nga financimi i përgjithshëm. Tiketi i paguar nga qeveria është më shumë. E dyta ju keni përfituar nga marrëveshja e parave publike ku ju dhe gjithë të tjerët jeni të ftuar të merrni pjesë.

Unë drejtoj një institucion prej një viti dhe i vetmi universitet që kemi mundur të ndihmojmë është ai i Gjirokastrës. Administrohet nga Ministria e Financave. Po ashtu ky mekanizëm ndihmon ato shpenzime që keni harxhuar lekët tuaja. Nga 1 Janari 2023 çdo marrëveshje e re me donatorët është e përjashtuar nga TVSH. Ndërkohë të paktën deri tani po krijojmë kapacitet financiar për të përballuar shpenzimet.

Pedagogu: Nuk ka keni informuar, hera e parë që e dëgjojmë.

Edi Rama: Duke kërkuar pse nuk je informuar do mbetesh i painformuar. Gjëja që do shtoj unë është që agjencia që ne kemi ngritur dhe që drejton Iliri ka pasur qëllim të mbledhë të dhënat, jo fondet. Për të krijuar një panoramë të plotë të gjithë potencialeve në Shqipëri nga çdo lloj burimi i huaj. Dhe Në këtë funksion agjencia pasi i mbledh këto të dhëna koordinon mes aktorëve vendas që mund të jenë institucione, bashki apo edhe organizata të tjera përfshirë edhe universitetet.

Aliaj: Z. Ilir tha diçka, para publike. Po krijon idenë sikur u financua ndonjë gjë e madhe… 100 mijë lekë e pak…

Edi Rama: Jo ska gjë, pse u preke.

Aliaj: Unë isha shumë konstruktiv. Zonja ministre e di projektin se sa janë. S' është se kam pakënaqësi këtu. Ajo që dua të them është nëse ne duam..

Rama: O Besnik, këtu është krijuar një ide e gabuar sikur vetëm opozita preket, qeveria nuk preket. Ne prekemi se nga mënyra si flitet, krijohet ideja sikur këtu është dhënë vetëm për universitetet publike dhe jo për ato jopublike. Prandaj unë e solla si shembull dhe qëlloi që edhe ti ishe përfitues si nëj universitet jopublik, dhe shumë mirë. Jemi shumë të kënaqur. Kjo ne ndërron se tregon që ne nuk i ndajmë në tanët dhe të atyre në botën akademik.

(Flet Beqja)

Edi Rama: Të ka marrë malli për parlamentin ty, por mos i ngatërro, koha e parlamentit mbaroi

Të fundit