Flash News
Goditet grupi i shpërndarësve të dr*gës, lëshohen 9 urdhër-arreste
Aksident në rrugën e Unazës, dy persona të plagosur
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Beqaj në burg/ SPAK i kontrollon banesën në Vlorë, zjarrfikësit thyejnë derën
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kontrolluar sot banesën në Vlorë, ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ndërsa ndodhet në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrolloi banesën, pasi zjarrfikësit kanë thyer derën. Bëhet fjalë për një apartament në katin e 7 të një pallati pranë Lungomares në Vlorë.
Kujtojmë që akuza për të cilën është vënë në pranga nuk lidhet me detyrën e tij si ministër shëndetësie në vitet 2013-2017, por me postin që mbajti si drejtuesi i Agjencisë shtetërore SASCAP, e krijuar për të menaxhuar ndihmat e donatorëve të huaj, që nga viti 2021.
Ilir Beqaj akuzohet për prokurimin e dyfishtë të një aktiviteti për promovimin e turizmit, edhe nga ministria që mbulon këtë sektor, edhe nga agjencia SASPAC që drejtohej nga Beqaj.