Flash News

E-TJERA

Berat, i riu i plagosur me armë paraqitet në spital i mbuluar me gjak

Berat, i riu  i plagosur me armë paraqitet në spital i mbuluar me gjak

Një 27-vjeçar i plagosur me armë zjarri është paraqitur në spitalin e Beratit. I plagosuri është Xhuljano Goga, 45-vjeç, banues në lagjen "Uznovë" në Berat.

Goga ka shkuar vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak, por nuk ka treguar se ku e ka marrë plagën.

Gjendja e tij është e rëndë, ai ndodhet në sallën e operacionit dhe sapo të dalë do të trasportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Berat/Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G.,  27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.

27  vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit