Flash News

E-TJERA

Berat/ Gjendet i pajetë 18-vjeçari në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit

Berat/ Gjendet i pajetë 18-vjeçari në Qendrën Rezidenciale

Gjendet i pajetë një i ri në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, në Berat.

Policia njofton se S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor u gjet nga personeli i kësaj qendre pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qendror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

 

Të fundit