Flash News

E-TJERA

Berat/ Shoferi 20-vjeçar përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë

Berat/ Shoferi 20-vjeçar përplas për vdekje të moshuarin
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua sot në aksin rrugor Ura e Re-Kombinat në Berat.

Sipas policisë, një makinë e cila drejtohej nga A.M., 20 vjeç përplasi A.T., 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Pas përplasjes, i moshuari ka humbur jetën.

“Sot, rreth orës 12:00 , në aksin rrugor Ura e Re-Kombinat, shtetasi A.M., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasin A.T., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

Të fundit