Flash News

E-TJERA

“Bëri fushatë në shkolla”, kallëzohet në KQZ deputetja socialiste

“Bëri fushatë në shkolla”, kallëzohet në
Foto e postuar nga QQ

Organizata Qëndresa Qytetarë ka kallëzuar në KQZ-së deputeten socialiste, Elona Gjebrea për shkelje të ligjit dhe zhvillimin e fushatës elektorale të shkolla.

QQ paralajmëroi se do të çojë në Prokurori të gjitha rastet ku është konstatuar përdorimi i burimeve shteterore ne funksion te fushatave elektorale.

Kallëzimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve erdhi pas postimit në Facebook të fotove nga ana e deputetes Gjebrea, e cila deklaron se u ka premtuar nxenesve se forca politike qe ajo perfaqeson do te permiresoje kushtet e tyre, thuhet në njoftimin e QQ.

Kjo e fundit shton se kjo veprimtari është  shkelje e nenit 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ.

“Qëndresa Qytetare ka kallzuar ditën e sotme pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktivitetin e zhvilluar në shkollën ‘Abdullah Keta’ nga deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea.

Nga ana tjetër drejtoresha e shkollës "Adullah Keta" Ardita Gjini e cila ka lejuar përdorimin e ambienteve të shkollës, përdoimin e nxënësve dhe stafit në dispozicion të deputetes Gjebrea, ka konsumuar veprën penale të përodrimit të funksionit publik për veprimtari politike, vepër e cila dënohet me 6 muaj deri në 3 vite burg”, thuhet në njoftimin e Qëndresës Qytetarë.

Të fundit