Flash News

E-TJERA

Bëri kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri, ekstradohet nga Dubai Bruno Çobo

Bëri kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri,

Ka nisur ekstradimi i personave të dënuar ose më precedentë penal nga Dubai drejt Shqipërisë.

I pari është ekstraduar Bruno Çobo, i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet një call center-i.

Grupi kriminal dyshohet se ka përfituar rreth 4 700 000 euro, nga skema e mashtrimit.   

28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është lokalizuar në Abu Dhabi, pas shkëmbimit të informacioneve mes Drejtorisë së Interpolit, Departamentit të Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Sipas policisë, Çobo ka bërë kërkesë për t’u kthyer me dëshirë dhe ditën e sotme është bërë deportimi i tij në Shqipëri.   

Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale ''Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, ''Grupi i strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. 

Të fundit