Flash News

E-TJERA

U arrestua për 'shërdorim detyre', Gjykata e Lartë refuzon rekursin e ish-kryebashkiakut Fatos Tushe

U arrestua për 'shërdorim detyre', Gjykata e Lartë

Ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, i është refuzuar kërkesa për të fituar lirinë në Gjykatën e Lartë.

Tushe bëri rekurs, ku kërkonte zbutjen e masës së sigurisë, por iu refuzua në Gjykatën e Lartë.

Ish-kryebashkiaku dhe katër të arrestuar të tjerë për të njëjtën çështje kanë kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Posaçëm, që la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tyre.  

Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë Lushnjë, u prangosën më 6 korrik të vitit të kaluar, pas dyshimeve të abuzimit me një tender prej 23 milionë lekësh për rehabilitimin e një kanali vaditës.

Tushe ka kërkuar disa herë lirinë edhe nga GJKKO, me pretendimin se ka probleme shëndetësore, por kërkesat e tij të njëpasnjëshme u refuzuan.

 

Të fundit