Flash News

E-TJERA

Berisha: Albana Fico në konflikt interesi si ish-kunata e Ramës, Silva Bino militante e flaktë e PS

Berisha: Albana Fico në konflikt interesi si ish-kunata e Ramës, Silva

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se drejtoresha e ISHP-së Albana Fico është në konflikt intersi me pozicionin që ka, për shkak se ajo është motra e ish bashkëjetueses së kryeministrit Rama, Dalina Fico, e cila tashmë është dhe bashkëshortja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit.

Berisha ka sulmuar dhe shefen e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, duke thënë se kjo e fundit është një militante e flaktë e Partisë Socialiste.

“ Ajo që bën kryepidemiologen në vend, nuk është epidemiologu, por pneomologe. Ajo është ish-kunata e Ramës dhe aktualisht kunata e ministrit të familjes. Çfarë mendon se ajo ka hallin e qytetarëve, apo të ish-kunatit dhe kunatit. Ajo ka halla që t’ua zbardhë faqen e zezë ministrit të familjes dhe xhahilit të Surrelit. Ajo ka konflikt interesi. Po ashtu edhe një mjeke tjetër e njohur për militantizmin e saj me PS-së, që është Silva Bino. Ajo është një strofull konflikti interesi.” – deklaroi Berisha në Ora Neës.

 

Të fundit