Flash News

E-TJERA

Berisha apo Basha? Cili do ishte aleati 'i duhur' për Agron Dukën

Berisha apo Basha? Cili do ishte aleati 'i duhur' për Agron

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, nuk ka një emër se cili mund të jetë 'fituesi' i shumicës, Berisha apo Basha.

I ftuar në studion e 'Politiko', nga Alfred Lela, Duka u shpreh se nuk mund të gjejë dot se kush e fiton shumicën, duke theksuar se një fakt të tillë mund ta vërtetojnë vetëm zgjedhjet.

"Nuk e gjej dot. Duhet patjetër zgjedhjet. Mesa kam parë duket sikur ka më shumë përkrahje grupi i Berishës", tha Duka.

I pyetur se cilin sheh si aleat më të afërt, Duka tha se marrëdhëniet e tij me Berishën janë bazuar vetëm mbi respekt të ndërsjellë, pas hyrjes së tij në opozitë.

"Unë të thashë I konsideroj grupe të mëdha njerëzish. Personalisht me Berishën s'kam shkuar kurrë. Respekt reciprok edhe kaq. Çdo lloj kontrate deri tani ka rezultuar e dështuar. Kam qenë kundërshtari i tij politkë. Kur hyra në opozitë kam pasur një respekt në distancë", tha Duka në 'Politiko'.

Të fundit