Flash News

E-TJERA

Berisha dëshmitar në procesin ndaj Izet Haxhisë? Flet avokati Idajet Beqiri: Procesi i politizuar në ekstrem!

Berisha dëshmitar në procesin ndaj Izet Haxhisë? Flet avokati
Në foto: Idajet Beqiri, avokati mbrojtës i Izet haxhisë

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për Izet Haxhinë, i akuzuar për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Deri më tani Gjykata ka pranuar në cilësinë e dëshmitarit Kujtim Hysën dhe Zenel Nezën. Ndërkaq, avokati mbrojtës i Haxhisë, Idajet Beqiri, bëri me dije se pas Nezës është radha e dhënies së dëshmisë nga Berisha.

Gjatë fjalës së tij në përfundim të seancës, Beqiri deklaroi se procesi është politizuar në ekstrem. Sipas Beqirit, Gjykata është menduar për shumë kohë për thirrjen e Berishës, dhe momentalisht vendosi që ish-kryeministri të jetë indirekt i pranishëm.

“Është një proces që ka qenë në ekstrem i politizuar, dhe politika i futi hundët në dosje. Nuk ka vdekur, i ka njerëzit e vet. Kjo Gjykatë e pati të vështirë të dilte nga vetja, nga ajo që ka ardhur koha të bëhet e pavarur, dhe për rrjedhojë bëri një kthim mbrapa që bëri Gjykata në themel në vitin 2000. Duke qenë se nuk vajti as aty, se pavarësisht se ajo Gjykatë kishte ndikimin e Berishës, përsëri e thirrën si dëshmitar.
Nuk vendosi Gjykata që s’do thirret. E kosnideroi si dëshmitar indirekt. Ne s’kemi të drejtë ta ankimojmë. Për rrjedhojë jemi të bindur që do dorëzojmë aq prova sa do bëhet e domosdoshme thirrja e Berishës.
Ne afruam shumë, po ju konstatuat edhe faktin se Gjykata ndejti me hezitimin që ta thërrasim Zenel Nezën apo jo. Ai ishte dëshmitar okular. Mbeti i plagosur. Pse nuk e thërret? Se është i lidhur me Berishën. Por ai do vijë në Gjykatë. Përveç Zenel Nezës janë dhe mjaft prova të tjera. Ka plot gjëra të tjera që do zbardhin të vërtetën”, tha Idajet Beqiri.

Të fundit