Flash News

E-TJERA

Berisha e Malltezi kërkuan përjashtimin e saj nga çështja e tyre, gjyqtarja Marsida Xhaferllari heq dorë nga trupa gjykuese

Berisha e Malltezi kërkuan përjashtimin e saj nga çështja

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese,  Marsida Xhaferllari ka hequr dorë nga gjykimi për masën e sigurisë për kreun e PD Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Mallezi.

Xhaferllari, partnerja e Enkelejd Alibeajt është gjyqtare e Kushtetueses.  

Për këtë arsye, Berisha ka deklaruar se Xhaferllari si bashkëjetuese e Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo do të përbënte konflikt interesi. 

Në argumentet e sa, Xhaferllari thotë se ka zgjedhur të heqë dorë nga gjykimi i kësaj çështje në interes të ruajtjes së reputacionit të Gjykatës Kushtetuese.

Xhaferllari shkruan po ashtu se roli i saj për ndikim nga figura politike të ndryshme, sipas saj nuk qëndrojnë. “Në asnjë rast, asnjë familjar dhe asnjë person me lidhje të afërta me mua nuk ka tentuar të më ndikojë në ushtrimin e detyrës. Në kërkesë nuk ka asnjë provë që sugjeron një veprim specifik nga ana ime, por vetëm aludime subjektive të palëve të treta”, shprehet ajo.

Berisha e Malltezi kërkuan përjashtimin e saj nga çështjaBerisha e Malltezi kërkuan përjashtimin e saj nga çështja

Kujtojme se Alibeja është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në Këshillin e Mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK. Së dyti, Alibeaj ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

 

Të fundit