Flash News

Ditari i Maxhorancës

Berisha e quajti kriminel elektoral, Majko kërkon ndihmë nga Spiropali: Dua informacion nga SHISH

Berisha e quajti kriminel elektoral, Majko kërkon ndihmë nga

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Pandeli Majko është krimineli më i madh elektoral në Kukës.

“Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës, është i regjistruar në tavolinë me regjistrues të vendosur me vendim gjykate nga SHISH, jo për Majkon por për trafikantë droge dhe armësh. Aty shkon dhe bie zoti Pandeli”, tha Berisha.

Këto deklarata të Berishës kanë indinjuar Majkon, i cili shpëtimin e ka kërkuar tek Spiropali. Në një takim me kryeparlamentaren, Majko shkruan se ka kërkuar nga SHISH informacion lidhur me deklaratat e Berishës.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!

I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, t’i kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!

Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”, shkruan Majko.

Të fundit