Flash News

E-TJERA

Berisha: Endri Shabani i mori firmat kur mbështeti Florian Binajn, doli se është i lidhur me Ramën

Berisha: Endri Shabani i mori firmat kur mbështeti Florian Binajn, doli se

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sqaruar firmat që deputetë të PD kanë dhënë për kandidatët për Avokat të Popullit.

Berisha tha se Endri Shabani i mori firmat kur mbështeti Florian Binajn, por tani doli se është i lidhur kryekëput me Ramën.

Berisha: Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani. I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike.

Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.

Dhe ky nuk është vetëm mendimi ynë, por është një mendim më i gjerë edhe i faktorëve të palidhur me opozitën, por që ishin dhe janë që Avokati i Popullit të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë.

Të fundit