Flash News

E-TJERA

Berisha feston 50-vjetorin e martesës, dedikim të veçantë të shoqes: Ke qenë eliksiri i vërtet i jetës sonë

Berisha feston 50-vjetorin e martesës, dedikim të veçantë

Në shtëpinë e ish kryeministrit Sali Berisha sot ka dy gëzime në një ditë.

Berisha sot feston 50-vjetorin e martesës, por edhe ditëlindjen e të shoqes, Lirisë. Në një status në Facebook, ish kryeministri i shpreh të shoqes me fjalë emocionuese mirënjohjen për mbështetjen që i ka dhënë përgjatë këtyre viteve, si dhe një urim për ditëlindje.

Statusi i Berishës:

Sot Jubileu i Arte!

50 vjetori i marteses tone dhe ditelindja e Lilit!

Miq, 5 korriku eshte per ne dite festash shume te vecanta. Por e sotmja eshte me e vecante per ne. Bashke me ditelindjen e Lilit ne sot festojme edhe 50 vjetorin e marteses.

Ne jubileun e ketij udhetimi te perbashket 50 vjecar, mirenjohja e pakufishme e imja dhe dhe e femijeve eshte per Lilin, e cila me dashurine, perkushtimin, miresite, sakrificat e saj ka qene dhe mbeshtetje e jashtezakonshme dhe eleksiri i vertet i jetes tone.

Nje urim te perzemert dhe mirenjohje te thelle per ju miqte tane kudo qe jeni qe me miqesine tuaj i keni dhene jetes tone dimensionin me njerezor, me fisnik, me social te saj.

Gezuar Lili se bashku me deshiren e Zotit edhe dekada te tjera! sb

 

Të fundit