Flash News

E-TJERA

‘Berisha fiton Shkodrën, PS merr 5 të tjerat’, Zaloshnja sqaron sondazhin për 6 marsin: ‘Shtëpia e Lirisë’ epërsi ndaj PD në çdo bashki

‘Berisha fiton Shkodrën, PS merr 5 të tjerat’, Zaloshnja

Anketuesi i njohur Eduard Zaloshnja ka sqaruar sondazhin e publikuar së fundmi në revistën ‘Neësbomb’, në sajë të të cilit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit PS merr pesë bashki, kurse Shkodrën e fiton koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Zaloshnja thotë se sondazhi është kryer një javë para publikimit. Po ashtu, ai sqaron se pse Shkodrën ka më shumë shanse të fitojë koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’.

Zaloshnja: Sondazhi është fiksuar para një jave kur është realizuar. Në një bashki, Shkodra para një jave po të ishin bërë zgjedhjet kandidati i Berishës do kishte dalë i pari, ndërsa vota e djathtë ndahet në dy pjesë dhe nga kjo përfiton PS në 5 bashkitë e tjera.

Arsyeja kryesore pse do fitonte vota e elektoratit djathtë në Shkodër është se nuk ishte e ndarë në dysh, duke krijuar epërsi mbi kandidatin e PS. Nuk e di pse ka ndodhur kjo. Ishte raporti 3 me 1 në favor të kandidatit të Berishës. Theksojmë se anketuesit janë pyetur nëse do votonit për kandidatin e Berishës plus LSI, apo të Bashës apo Ramës.

Alfred Lela: PD është e ndarë në dy pjesë dhe ka garë të dytë brenda garës, për të treguar kush ka shumicë në PD. Si është raporti në bashkitë tjera?

Zaloshnja: Në 5 bashkitë tjera ka një epërsi të lehtë te kandidatët e Berishës, por është brenda marzhit të gabimit statistikor. Është pak a shumë e ndarë në dy pjesë të barabartë. Kjo e bën fitoren e sigurt kaniddatëve të PS.

Të fundit