Flash News

E-TJERA

Berisha fton gazetarët për kafe, porosi pronarit të lokalit: Mercenarëve të Bashës të mos u shërbehet asnjëherë

Berisha fton gazetarët për kafe, porosi pronarit të lokalit:

Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha dha një deklaratë për mediat një ditë para protestës. Në përfundim, ai nuk u largua, por u ul te lokali pranë selisë blu.

Berisha ftoi gazetarët të pinin një kafe dhe të bisedonin me të. Një ditë më parë ishte kryedemokrati Lulzim Basha që konsumoi një kafe me gazetarët që mbulonin PD-në.

Duke bërë batuta, Berisha i dha një "porosi" pronarit të lokalit, ku i kërkoi që të mos u shërbente mercenarëve të Bashës, siç i quan ai.

“Ku është i zoti i këtij lokali? I thuaj atij pronarit dy porosi: Kafe, mercenarëve të Bashës të mos u serviret sot e tutje asnjëherë. Se ç’bëjnë ata rrijnë atje dhe vijnë këtu, i kemi të filmuar.

U thuajini s’keni punë. Keni ardhur për misione që nuk mund të pranohen. Nuk është puna t’i diskriminojmë por t’i ndihmojmë të largohen të shkojnë në shtëpitë e tyre. Ky lokal i mrekullueshëm ka mision tjetër, ka mision që t’u shërbejë demokratëve dhe qytetarëve”, tha Berisha.

 

Të fundit