Flash News

E-TJERA

Berisha i përmend 3 apartamente, reagon Dumani: Po, i kam. S'kam pranuar dhurata që tejkalon shumën 100 dollarë

Berisha i përmend 3 apartamente, reagon Dumani: Po, i kam. S'kam

Kreu i SPAK Altin Dumani i është përgjigj akuzave të kreut të PD, Sali Berisha. 

I ftuar në RTSH, Dumani tha kurrë në jetën e tij nuk ka pranuar rryshfet dhe as dhurat mbi 100 dollarë. 

"Nuk kam pse i jap përgjigje Berishës, por i jap përgjigje publikut se paguhem nga taksat e shqiptarëve. Pasuria ime është kontrolluar në detaje përmes një procesi administrativ shumë të thellë. Kush është i interesuar mund të shkojë dhe t’i marrë dokumentet atje nga vetingu.

Unë nuk kam asgjë për të fshehur dhe çdo gjë e kam të deklaruar dhe çdo gjë është produkt i punës time dhe të familjes time si dhe të një kredie që unë e kam marrë para vitit 2006. Pasuritë i kam, edhe këto tre apartamente që përmend Berisha

Dy janë para vitit 2013, një është pas. Mua më njohin shumë mirë. Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam pranuar jo përfitim të parregullt, jo rryshfet por qoftë dhe një dhuratë që tejkalon shumën prej 100 dollarë që është detyrim ligjor. E kam bërë pakt me veten e familjen time. Unë e dua punën time. E bëj me mish e shpirt.'” – tha Altin Dumani.

 

 

Të fundit