Flash News

E-TJERA

Berisha: Jemi në diktaturë, gjykatat dhe prokuroria janë po aq politike sa në kohën e Enver Hoxhës

Berisha: Jemi në diktaturë, gjykatat dhe prokuroria janë po aq

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka arrë pjesë në forumin ‘Të drejtat e shkelura’. Berisha tha se Shqipëria sot ndodhet në diktaturë pasi gjykatat janë më politike se në kohën e Enver Hoxhës.

Berisha: Sot gjykatat dhe prokuroria speciale janë po aq politike sa në kohën më të zezë të Enver Hoxhës.

Por ato, e vërteta është se zbatonin një ligj, i cili thoshte se po fole kundër partisë, ke kaq vite, po predikove besimin fetar, ke kaq vite.

Ai ishte krenar se me Kushtetutë ndalonte të drejtat e njeriut, kurse këtu Kushtetuta i rreshton të drejtat, por regjimi i shkelmon ato.

Sepse të drejtat kushtetuese, jo të qytetarëve, por të deputetëve shkelen në mënyrën më të egër.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat në doktrinë duhet të kenë përmbarues kryetarin e shtetit, në disa vende e kanë, janë më eproret, më supremet, hidhen në kosh kur nuk i intereson qeverisë.

Kjo sepse pushteti i njishit është i panegociueshëm.

Është diktaturë sepse është e faktuar me të gjithë dokumentet, me qindra mijëra dokumente se këtu zgjedhjet janë farsë elektorale, nuk janë zgjedhje.

Pra, nuk ka rotacion. Regjimi nuk lejon rotacionin. Është diktaturë sepse siç është faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme, pushteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët, nuk ka më asgjë. Dhe në krye të kësaj sipërmarrje ndodhet njeriu që kontrollon të gjitha pushtetet.

Të fundit