Flash News

E-TJERA

"Berisha më shumë kohë televizive se Rama", Tabaku-Ballës: Raporti i muajt gusht, keni qenë me pushime

"Berisha më shumë kohë televizive se Rama",

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla foli mbi një raport të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ku sipas tij, kryetari i Partisë Demokratike ka pasur më shumë kohë televizive në katër televizionet kombëtare sesa kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. 

"Kam këtu një përmbledhje të kohës televizive të politikanëve kryesorë në Shqipëri në katër televizionet kombëtare. Dhe e shoh si shumë pozitive, në kuptimin e pavarësisë së medias, që politikani që ka më shumë kohë televizive në katër televizione kombëtare është kryetari aktual i Partisë Demokratike, madje më shumë kohë sesa kryetari i Partisë Socialiste në shumicë", tha Balla në konferencën e Stabilizim-Asociimit. 

Në replikë të tij, deputetja demokrate Jorida Tabaku iu përgjigj se tabela që tregoi Balla është e muajit gusht dhe gjatë kësaj periudhe qeveria ka qenë me pushime katër javë. 

"Më duhet të sqaroj dy gjëra, së pari regresi i Shqipërisë në fushën e medias është përmendur në raportin e OSBE/ ODIHR. Tabela që tregoi zoti Balla është e muajit gusht. Në muajin gusht qeveria ka qenë me pushime katër javë, ndërkohë që opozita ka shfrytëzuar kohën dhe hapësirën për të qenë mediatikisht në kontakt me qytetarët. E vërteta është ndryshe, nuk dua të ketë dezinformim", tha Tabaku. 

Të fundit