Flash News

E-TJERA

“Berisha ka ndërmend t’i japë PD-në”, Meta i përgjigjet Bashës: Fundi i tij politik është i qartë

“Berisha ka ndërmend t’i japë PD-në”, Meta i

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha, se Berisha ka ndërmend t’i japë Partinë Demokratike presidentit.

I ftuar në A2 CNN, Meta thotë se Basha është një njeri i llastuar, i mësuar me dhurata, por tërësisht jashtë realitetit dhe për këtë arsye fundi i tij politik është i qartë. Ai shton se nuk është një lider.

“Ai është mësuar vetëm të marrë dhurata, është mësuar ti bëjnë dhurata dhe e ka mendjen aty. Është i llastuar dhe tërësisht jashtë realitetit dhe sigurisht që fundi i tij politik është i qartë.

Një njeri që ka tradhtuar çdo kauzë. Një njeri që ka çuar vite mbrapa vendin duke asgjësuar opozitarizmin dhe duke i shërbyer si fasadë, herë me ekstremizmin e tij fals dhe herë me bashkëpunimet e hapura qeverisë në pushtet. Kam thënë që nuk është lider.”, u shpreh Ilir Meta.  

 

 

 


 

 

 

 

 

Të fundit