Flash News

E-TJERA

Berisha: Ka përpjekje për të mbyllur hetimin për aferën e djegësve, Rama përgjegjësi kryesor

Berisha: Ka përpjekje për të mbyllur hetimin për aferën

Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar sot se po bëhen përpjekje për të mbyllur hetimet për aferën e inceneratorëve.

Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se kjo është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më e rrezikshme.

Jam sot këtu para jush për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme.

Dhe kjo në fakt siç e shikoni, propaganda, por jo vetëm ajo, këtu e ka qëllimin madhor. Përveç këtyre ishte edhe asambleja anti-Damian, edhe ajo është pjesë e hetimit strikt partiak se u bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për ti thënë popullit se unë e shkarkova Damian Gjiknurin.

E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere”,deklaroi Berisha. 

Të fundit