Flash News

E-TJERA

Berisha kërkoi të thirret Rama si dëshmitar, SPAK : Të vendosë gjykata

Berisha kërkoi të thirret Rama si dëshmitar, SPAK : Të

Mbahet sot seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën,  Jamarbër Malltezi dhe të tjerët.

Sa i përket kërkesës së Berishës për të thirrur kryeministrin Edi Rama si dëshmitar, SPAK thotë se ia “lënë të vendosë gjykatës”.

Sa i përket kërkesës së mbrojtjes së financieres Andia Pustina, SPAK ka argumentuar se nuk janë në kushtet për ndryshimin e akuzës ndaj saj.

Po ashtu, SPAK thotë se kërkesa për prova e të pandehurit tjetër Fatmir Bektashi dhe shoqërinë “Kontakt” janë dakord për dëshmitarin. Përsa u përket akt ekspertimeve të kërkuar nga kjo shoqëri duhet të saktësohen të dhënat e tjera.

“Për ekspertimin kontabël të merret për bazë ai që ne kemi sjell si provë, por nëse i pandehuri nuk është dakort ka të drejtën të rezervojë të drejtën për të rikryer akt ekspertimin.”, thekson SPAK.

Të fundit