Flash News

E-TJERA

Berisha: Kjo është platforma e një bashkimi më të madh se kurrë rreth vlerave më të shenjta

Berisha: Kjo është platforma e një bashkimi më të madh

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi para mijëra mbështetësve se platforma parlamentaro-qytetare që opozita ka nisur sot në shesh, synon të kthehet në një lëvizje kombëtare për mbrojtjen e votës së lirë dhe të familjes shqiptare.

Berisha: Edhe njëherë, nderimin më të madh për ju, burra dhe gra që keni 4 vite të angazhuar në çdo betejë, të angazhuar në beteja ndër më të vështirat, por që i fituat, triumfuat mbi çdo të keqe, mbi çdo forcë, mbi çdo armik të pluralizmit politik në Shqipëri dhe qëndroni sot si dëshmitarë, si misionarë të vendosur për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë.
Vlerat, familjen.
Mos harroni se parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme narkoparlamenti, ligjin Xhorxh Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes.
Ligjin, me të cilin ekstremistë të majtë në SHBA, nën ndikimin direkt të Xhorxh Sorosit, ndërmorën fushatën më të paimagjinueshme të ndryshimit të gjinisë.
Ligjin, me të cilin u vendos censura më e rreptë.
Ligjin, me të cilin presidentin Donald Trump, formuluan ndaj tij 35 akuza, e gjobitën qindra e qindra milionë euro.
Atë ligj votoi parlamenti.
Atë ligj, shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë.
Sepse ai ligj është shpërbërja e familjes.
Po u shpërbë familja, Shqipëria shpërbëhet, kombi shpërbëhet, zhduket, siç janë zhdukur kombet në histori.
Ndaj dhe ne sot këtu jemi të betuar se atë ligj nuk do e pranojmë kurrë.
Se familja shqiptare do mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari.
Familja shqiptare do mbetet institucioni më i shenjtë i kombit shqiptar dhe Shqipërisë.
Kjo familje, këtë komb e ka sjellë gjer ditën e sotme nga lashtësia.
Kjo familje, këtë familje, Edi Rama dhe Lubia kërkojnë ta shkatërrojnë.
Kjo familje do mbrohet me çdo çmim. Do mbrohet me çdo çmim. Do mbrohet me çdo çmim.
Të gjithë ju dhe ata të cilët nuk janë sot me ne për një arsye apo një tjetër sepse nuk kanë pasur mundësi të vijnë, e keni për detyrë të ulemi me çdo shqiptar.
Të ulemi sepse platforma parlamentaro-qytetare është platformë e qytetarëve shqiptarë, demokratë, pa parti, por edhe e socialistëve që e duan familjen, që e duan Shqipërinë, që e duan vendin.
Kjo platformë është platforma e një bashkimi më të madh se kurrë të shqiptarëve rreth vlerave më të shenjta të tyre, rreth votës së lirë, rreth familjes.
Ndaj dhe nga kjo platformë, që do vazhdojë gjersa Rama dhe Belinda të shporren nga ai vend, do të shndërrohet në uraganin e fuqishëm, në uraganin e shpresës, në uraganin e besimit, në uraganin e fitores.
Rrofshi ju.
Rroftë opozita.
Rroftë Shqipëria!

Të fundit