Flash News

E-TJERA

Berisha: Ky është viti i përmbysjes së diktaturave, Rama do ketë fatin që meriton

 Berisha: Ky është viti i përmbysjes së diktaturave, Rama do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Foltoren e mbajtur para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme deklaroi se viti 2026 do të jetë “viti i përmbysjes së diktaturave”, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si një regjim autokratik dhe kleptokratik.  

Berisha akuzoi Edi Ramën për përpjekje për grusht shteti dhe për bllokim të sistemit të drejtësisë, duke theksuar se qeveria mbahet në këmbë nga mashtrimi, propaganda dhe korrupsioni. Sipas kryedemokratit, qytetarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin që meriton ky regjim.

Berisha: Të dashur miq, viti 2026 do shkruhet me germa të arta në muret e kohës si viti i anti-diktaturave.
Si viti kur popujt e autokracive arritën t’i përmbytin njëra pas tjetrës ato.
Prej dy javësh, rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të Iranit janë të mbushur me opozitarë të guximshëm, trima, të cilët pavarësisht nga masakrat, breshëritë e ajatollahëve obskuranistë, ecin të sigurtë drejt fitores.
Asgjë nuk mund të ndalë një popull të vendosur për të mbrojtur idealet e tij të lirisë.
Asgjë nuk mund të ndalë vrullin e tyre, guximin e tyre, hovin e tyre, pa triumfuar.
Dhe ne këtu vijmë sepse kemi këtë besim.
Sepse besojmë në idealet tona të drejta.
Dhe se besojmë se këto ideale do triumfojnë së shpejti.
Ne kemi përballë sot regjimin më karikaturial, më të turpshëm, më të dekompozuar në Europë dhe në botë.
Regjimin, që kudo që ta prekësh, rrjedh vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve.
Regjimin, i cili mbahet në këmbë me mashtrime, me propagandë, me trillime.
Regjimin që pret nga ne qytetarët t’i japim ndëshkimin që meriton.
Miqtë e mi, Edi Rama ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin e merituar, po ecën drejt grushtit të shtetit.
Po ecën drejt bllokimit të sistemit të drejtësisë.
Ai, një një akt të papërgjegjshëm, sfidon dhe poshtëron shqiptarët çdo ditë, duke u nxjerrë maskën e tij, Lubi Ballukun, për t’u thënë atyre që ne as që pyesim për ju.
Po ja ku do i themi ne në emër tuaj, edhe ne në mënyrë absolute nuk do pyesim për ju, dhe do kesh fatin që meriton.

Të fundit