Flash News

E-TJERA

Berisha mban një minutë heshtje në nderim të Papa Françeskut: Krishterimi dhe njerëzimi humbën një kolos

Berisha mban një minutë heshtje në nderim të Papa

Nga Puka, ku do të prezantojë kandidatët e koalicionit PD-AshM, kreu i demokratëve Sali Berisha mbajti një minutë heshtje në nderim të Papa Francceskut.

Berisha u shpreh se krishtërimi dhe njerëzimi humbën një kolos, ndërsa Shqipëria dhe kombi shqiptar humbën një mik të shquar.

“Një përshëndetje të përzemërt dhe vëllazërore për të gjithë ju që jeni në këtë shesh. Për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe këtij rrethi. Për të gjithë banorët e qarkut të Shkodrës kudo që janë sot.

Një përshëndetje të përzemërt kam këtu për udhëheqësin politik të qarkut të Shkodrës, zotin Luçiano Boçi.

Kandidatët tanë për deputetë në Pukë dhe në këtë qark, të cilët janë sot krenari kombëtare.

Një përshëndetje për drejtuesit e PD dhe në veçanti për dy kryetarët e dy bashkive demokratike të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Miq, para se të fillojmë këtë takim elektoral, u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar, Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.

Krishterimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur sot një kolos të mendimit, të besimit tek Zoti, por edhe të dashurisë dhe respektit për njeriun. I përjetshëm kujtimi i shenjtërisë së tij, Papa Françeskut!”, deklaroi Berisha.

Të fundit