Flash News

E-TJERA

"Berisha në arrest shtëpie", ish-kryeprokurori i SHBA: Kjo nuk mund të ndodhte në Amerikë

"Berisha në arrest shtëpie", ish-kryeprokurori i SHBA: Kjo

Ish-kryeprokurori i SHBA, Mattheë Whitaker ka folur për procesin politik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një intervistë në Syri tv, Whitaker është shprehur se ky rast nuk mund të ndodhë në Amerikë.

"Qartësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo nuk do të ndodhte, sepse kemi të drejtën për një proces të rregullt ligjor, për çdo person të pandehur, për çdo person që hetohet. Ka të drejta kushtetuese që zbatohen në ligjet dhe gjykata.

Mendoj se është e vështirë të krahasojmë dy sisteme juridike.

Unë jam avokat amerikan dhe nuk kam përvojë në sistemin tuaj të drejtësisë. Mendoj se ka parime bazë themelore, juridike që duhet të jenë universale. Shpreh nuk funksionojnë në vende të tjera.

Kemi procesin e rregullt ligjor, që personat nuk mund të ndalohen pa u akuzuar formalisht e kështu me radhë.

Në sistemin amerikan kjo nuk mund të ndodhë, por ka paralelizma sigurisht.

Një sistem që shënjestron kundërshtarët politikë, që e kam kritikuar këtu në SHBA, ku Donald Trump është shënjestruar për ndjekje penale, për shkak të asaj që ai është, e jo për shkak të asaj çfarë ka bërë’, tha Mark Whitaker 

Të fundit