Flash News

E-TJERA

Berisha në SPAK për 21 janarin? Reagon avokati i kreut të PD: Shpifje në shërbim të qeverisë

Berisha në SPAK për 21 janarin? Reagon avokati i kreut të PD:

Avokati i Berishës ka reaguar pas lajmeve në disa media se kreu i PD, Sali Berisha është thirrur nga SPAK ditën e premte, në lidhje me hetimet për ngjarjet e 21 janarit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjokutaj mohoi kategorikisht ekzistencën e një njoftimi zyrtar për Berishën dhe e cilësoi publikimin e lajmit si pjesë të një “agjende politike në shërbim të qeverisë”. 

"Te nderuar Miq!
Në lajmet e edicionit të orës 15.00 të Top Channel u njoftua thirrja e zotit Sali Berisha në
SPAK ditën e premte datë
14.11.2025 ora
10.00 në lidhje me hetimet e 21 janarit!
Në cilësinë e avokatit mbrojtës të zotit Berisha sqaroj se nuk ka asnjë njoftim të Tij siç pretendohet.
Ky njoftim i rremë dhe i pakomunikuar bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetes dhe jo për të shpifur! Dalja në media e një njoftimi të pakomunikuar tregon dhe provon edhe një here agendën politike në shërbim të Qeverise nga ana e SPAK!
Po si gjithnjë kush gënjen një herë gënjen përhere! G", shkruan Gjokutaj. 

Të fundit