Flash News

E-TJERA

Berisha në takimin virtual me emigrantët në Amerikë: Sikur edhe 100 vite të kërkojnë nëpër arkiva nuk gjejnë prova ndaj meje

Berisha në takimin virtual me emigrantët në Amerikë: Sikur

Në takimin virtual me emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha deklaroi se nuk do të gjejnë asnjë provë ndaj tij për atë që akuzohet nga SHBA-të.

Berisha tha se nuk po shfrytëzon "Foltoren" për të pastruar dinjitetin e tij, pasi këtë po e bën përmes padisë së hapur në Francë, ndaj Sekretarit Amerikan Antony Blinken.

“Me George Soros s’kam pasur kurrë asgjë personale, gjithçka që kam patur kam pasur me qëndrimet e tij anti-demokratike e anti-shqiptarëve ndaj shqiptarëve. Për mua ndarja e kufijve të Kosovës ka qenë një lëvizje anti-kombëtare. Siç është për mua Ballkani i Hapur që s’është gjë tjetër vetëm rikthimi i plotë i influencës serbe mbi shqiptarët dhe rajonit. Foltorja sigurisht është ngritur në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve. Foltorja nuk ka asnjë lidhje me shpalljen ‘non grata;, pasi unë kam paditur për shpifje Sekretarin e Shtetit në Gjykatën e Francës."

Po ashtu, ish-kryeministri tha se edhe 100 vite të kërkojnë në arkiva, kurrë s`kanë për të gjetur as edhe një dukument që fakton akuzat ndaj tij:

"100 vite të kërkojnë në arkiva kurrë nuk do të gjejnë një dokument të vetëm që të faktojnë akuzën e turpshme që i kanë bërë Sali Berishës. Ju ftoj ta vijojmë këtë betejë së bashku për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Të vazhdojmë betejën tonë për ta bërë Shqipërinë të lirë. Për ta barë PD një forcë të vërtetë konservatore."

Të fundit