Flash News

E-TJERA

Berisha: Nëse do isha sërish kryeministër do i kisha mbyllur shkollat, janë bomba biologjike bashkë me spitalet

Berisha: Nëse do isha sërish kryeministër do i kisha mbyllur

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se po ishte aktualisht në pushtet do t’i kishte mbyllur shkollat, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

I ftuar në emisionin Çim Peka LIVE, Berisha thotë se shifrat e infeksioneve janë rritur 20 herë në krahasim me periudhën e parë të pandemisë dhe se shkollat janë bomba biologjike bashkë me spitalet.

“Në këtë situatë unë do i mbyllja shkollat menjëherë. Sot janë me qindra fëmijë, që kanë në familje të sëmurë me Covid, por që nuk kanë bërë testin, që nuk ua bëjnë testin, që shkojnë në shkollë dhe përhapin Covid-in. Vetëm në 15 përqind të shkollave ekzistojnë kushtet e duhura higjienike.

Sot shkollat dhe spitalet janë problemet më kryesore. Kujt t’ia thuash, një xhahili që vetëm mashtron dhe vjedh nga mëngjesi deri në darkë.

Rama po të bëjë 5 mijë testime në ditë, do të dalë që epidemia gëlon në çdo qoshe. Shkalla e infeksionit do jetë 60-70 herë më e lartë,” tha Berisha

 

Të fundit