Flash News

E-TJERA

Berisha ‘non grata’/ Fevziu zhvillon për herë të parë emisionin ndryshe, i drejtohet të ftuarit: Më zëvendëso po ra linja

Berisha ‘non grata’/ Fevziu zhvillon për herë të

Zhvillimet e papritura që kanë përfshirë aktualitetin politik shqiptar, ku DASH shpalli ish liderin historik të PD, Sali Berisha ‘non grata’ ka bërë që gazetari Blendi Fevziu të drejtojë ndryshe emisionin e tij ‘opinion’.

Për herë të parë, e ka drejtuar emision online, në pamundësi për të qenë në studio pasi ndodhej jashtë vendit, ndërsa të ftuar në studio ishin gazetari Baton Haxhiu, Preç Zogaj dhe ish-Ambasadori Agim Nesho.

“Unë jam nisur për një udhëtim pune për të sjellë një emision në ditët e ardhshme në emisionin Opinion, por në momentin që mbërrita në një vend të huaj, pra jo në Shqipëri, erdhi lajmi i vendimit të Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken, për të ndaluar hyrjen në SHBA të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Unë vendosa ta ndërpres këtë udhëtim dhe nesër të jem në transmetim në një emision të gjerë për këtë çështje, por nuk mund ta humbnim as sot aktualitetin. Pandemia na mësoi që shumë emisione mund të bëhen dhe online, kështu që unë po flas sot nga një qytet europian, ndërkohë që në studion e emisionit Opinion ndodhen 3 të ftuarit e mi për të ndërtuar një emision risi”, u shpreh Blendi Fevziu.

Ndërsa ka qenë duke drejtuar këtë emision aspak të zakontë, Fevziu i ka kërkuar gazetarit Haxhiu ta zëvendësojë në studio, në rast se linja e tij mund të shkëputet.

 

Të fundit